Zv.ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari intervistë në emisionin “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi:
Advertisements
Ekzekutimi i të riut 39 vjeçar në një market të Tiranës:
Plani i veprimit që u miratua del në zbatim të kontrollit të armëve të vogla, të lehta, dhe të eksplozivëve për periudhën 2019-2024. Është një plan gjithëpërfshirës e drejtimti strategjik të qeverisë shqiptare.
Advertisements
Ky fenomen nuk është vetëm kombëtar, por edhe rajonal dhe botërore. Ajo cfarë ne duam të realizojmë është që të përmirësojmë kuadrin ligjor dhe ta përshtasim me atë europian. Në 7 shtator patëm edhe ministerialin e ministrave të Brendshme dhe komisioneri tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka implementuar legjislacionin e brendshëm sa i takon sekuestrimit të armëve.
Ne kemi më shumë organizim më të mirë me partnerët si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Konkretisht kemi disa institucione të cilat bashkëpunojnë për të ndaluar këtë fenomen. Sot ne dakordësuam në nivel rajonal për tëe zbatuar një ndërgjegjësim në shoqëri sa i përket përdorimit të armëve të zjarrit. Fushata që po organizojmë është “festo me zemër dhe jo me armë” që lidhet me festat e fundvitit.
Një element tjetër, është fakti që disiplinohet veprimtaria e subjeteve tregtare të cilat përfshihen në trajnimeve për armët e zjarrit, poligonët etj.
Synohet aksesi në databazën e doganave sa i përket kontrollit efikas për armët e zjarrit. Një element tjetër janë edhe përmirësimet që do bëhen në kodin penal.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!