E trishtë/ Pamjet e fundit të producentit me të birin e të dashurën, përpara se të humbiste jetën në rrëzimin e avionit

Producenti muzikor nga Puerto Rico, Flow La Movie ishte një nga nëntë njerëz të vrarë kur një avion privat bëri ulje emergjence mbrëmë vonë në një aeroport të Republikës Domenikane.

Advertisements

Advertisements

Producenti 38-vjeçar emri i vërtetë i të cilit ishte Jose Angel Hernandez, vdiq së bashku me të dashurën e tij Debbie Von Marie Jiménez García, dhe djalin e tyre katër vjeçar kur avioni në avari mori flakë pas uljes.

Rrjetet e tyre sociale ishin të mbushura me imazhe ku shijojnë fluturimet private, teksa ne nje tjeter Hernandez pozonte në krahun e një avioni, e cila mund të jetë foto e fundit e gjallë e kompozitorit.

Avioni i tipit HI1050 Gulfstream ishte ngritur nga aeroporti i La Isabela drejt Floridas në SHBA, por njoftoi për emergjencë në bord pak pas ngritjes dhe devijoi drejt ishullit Hispaniolia.

Por gjatë uljes avioni shpërtheu në flakë në pistë.

“Për Helidosa, ku aksident na shkakton shumë dhimbje. Qëndrojmë në solidaritet më familjet e prekura, që ashtu si ne po kalojnë një kohë të vështirë”, tha në autoritetet.

Brigadier Gjeneral Enmanuel Souffront Tamayo tha se është ende “e parakohshme” të diskutohen shkaqet e aksidentit.

Përveç Hernandez e familjes së tij, të vrarë në aksident ishin gjithashtu qytetarët amerikanë Keilyan Hernández Pena, 21 vjeç, Yeilianys Jeishlimar Meléndez Jiménez, 18 vjeç, e Jesiel Yabdiel Silva, 13 vjeç.

Pilot Luis Tancredo, 47 vjeç, dhe ndihmës piloti i tij Emilio Herrera, me stjuardesën Veronica Estrella, 26 vjeçe, gjithashtu humbën jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos të shoh më të flesh pa mbathje/ Donaldi fillon me kritikat ndaj Beatrix (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Po udhëtonte me një benz “ML320” të vitit 2018, humb jetën në aksidentin tragjik 26-vjeçari shqiptar