E trishtë/ I mbeti ushqimi në fyt, ndërron jetë foshnja shqiptare 14 muajshe

Një rriskë e sallamit ishte e pamundur t’i largohej nga fyti njëvjeçarit nga Skenderaj, për t’ia mundësuar frymëmarrjen.

Advertisements

Kishte ende shenja jete, prandaj edhe u soll me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Kështu një foshnje 14 muajsh nga Polaci i Skenderaj, i kishte mbetur diçka në fyt. Kjo i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje, e për këtë u mor në trajtim të menjëhershëm.

Advertisements

Por, ajo tregon se ato pjesë të sallamit ishte e pamundur të largohen për të liruar frymëmarrjen e foshnjës. Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, rajon ky që i takon komuna e Skenderajit, nuk jep shumë detaje për këtë rast.

Tutje ai njofton se trupi i pajetë i njëvjeçarit është dërguar për obduksion. E familja e fëmijës tashmë kanë hapur të pamën.

Edhe ata konfirmuan se ishte një copë sallami, ajo që i mori jetën fëmijës, por që për shkak të gjendjes emocionale nuk pranuan të dalin para kamerës.

Pas përfundimit të obduksionit pritet të bëhet edhe varrimi i njëvjeçarit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e shtunë, 11 dhjetor 2021
Artikulli tjetërIlir Shaqiri ‘shpërthen’ ndaj Einxhel: Ordinere, unë të masakroj ty!