E trishtë/ Humb jetën 34-vjeçari shqiptar, kishte dalë të priste drru në mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Deçan. Një 34-vjeçar është dërguar i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Advertisements

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova.

Advertisements

Viktima është 34-vjeçar nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ndërkaq në momentin tragjik ka qenë duke prerë dru në Bjeshkët e Vokshit.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLiga e Kombeve/ Zbulohen shifrat, ja sa para mund të përfitojë Kombëtarja Shqiptare nga turneu
Artikulli tjetërLajm i bujshëm! ‘UEFA’ planifikon pjesëmarrjen e Brazilit dhe Argjentinës në Ligën e Kombeve