E tmerrshme/ 5 persona gjenden të masakruar me thikë dhe armë zjarri, shumica janë fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditë së shtunë në Berlin të Gjermanisë, ku u gjetën 5 trupa të pajetë brenda një banese. Policia mori një telefonatë pasi fqinjët kishin parë viktimat në jnë shtëpi në Königs Wusterhausen, Brandenburg.

Advertisements

Mes viktimave ishin edhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe dhjetë vjeç. Ndërsa dy të tjerët ishin rreth 40 vjeç.

Mediat gjermane shkruajnë se në trupat e pajetë u gjetën plagë me armë zjarri dhe me thikë. Policia ka nisur hetimet. Një ndër pistat kryesore të hetimit është vrasja. Mbetet e paqartë nëse 5 viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Advertisements

Mbetet ende e paqartë nëse autori i masakrës është mes viktimave apo vrasësi është dikush nga jashtë, apo janë gjetur armët që kanë shkaktuar plagët fatale. Thuhet se të gjithë ishin të izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, por edhe ky mbetet detaj i pakonfirmuar.

Tragjedia tronditi komunitetin e vogël lokal, ndërsa një grua, e cila solli një qiri para shtëpisë në mbrëmje, gazetarëve të cilët e pyetën nëse i njihte viktimat, u kufizua duke thënë: “Ky është një vend, të gjithë e njohim njëri-tjetrin”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMamaja e Donaldit e mbështeti lidhjen me Beatrixën, ja pse nuk e donte Bora Zemanin…
Artikulli tjetërMos u merrni me dynjon lepurusha”/ Reagon Elgit Doda për situatën e Donaldit: “Vreni mer punt e juja”