E rëndë/ Zjarri përfshin banesën e familjes me 6 anëtarë në Kolonjë, ndërron jetë 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kolonjës mëngjesin e kësaj të shtune, ku raportohet se si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë në fshatin Sanjollas ka ndërruar jetë një person.

Advertisements

Ai është shtetasi Shyqyri Selimi, 61-vjeç, i cili ndodhej në banesë me pesë anëtarë të familjes së tij. Fatmirësisht pjesëtarët e tjerë të familjes mundën t’i shpëtonin flakëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Advertisements

Informacione paraprake

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti 5.4 ballë shkund Greqinë. Panik tek qytetarët
Artikulli tjetërProtesta e 20 dhjetorit, Berisha: Në mbrojtje të interesit kombëtar, shqiptarët e dinë rolin e tyre