E rëndë! Aksidenti i merr jetën 38-vjeçarit shqiptar në Itali, lë pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan

Një aksident tr agjik i ka marrë jetën një 38-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali. Mediat lokale shkruajnë se pasditen e së hënës Klodian Tatani ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Panda” në Dusino San Michele, midis Corso IV Novembre dhe via dei Mulini, kur një Ford Fusion që udhëtonte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe e mori përpara pa i dhënë mundësinë të largohej.

Advertisements

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë, tashmë të pajetë, nga makina. Komuniteti i Villafranca vajton humbjen e Klodianit, 38-vjeçar i cili ishte një punëtor i palodhur, shumë i dashur dhe i vlerësuar. Ai lë pas gruan e tij Mejte dhe fëmijët e tyre Aleksin, Mejdjanin dhe Manuelin përkatësisht 14, 8 dhe 4 vjeç.

Mitë e Klodianit kanë shkruar në rrjetet sociale: “Një familje shumë e mirë dhe e respektuar, e cila meriton gjithë përzemërsinë dhe mbështetjen tonë në këtë moment shumë të vështirë. Komuniteti ynë është i thirrur të mblidhet rreth këtyre fëmijëve dhe nënës të tyre për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.”

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ai nuk më ka zgjedhur as për lojëra”, Monika shpërthen keq ndaj Ilirit dhe nuk lë gjë pa thënë
Artikulli tjetër‘Faleminderit familjes që më ka bërë kockë të fortë’, Antonela reagon për herë të parë pasi doli nga BBV