E qèlluan me silenciator, asnjë nuk e kuptoi! Ja momentet e fundit të Can Karriqit: Piu kafe me një vajzë, ja si e ekzèkutuan autorët

Mbrëmjen e djeshme, Can Karriqi u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij tip Golf me targa gjermane në Kodër Kamëz.

Advertisements

Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator, pasi banorët aty pranë nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë.

Karriqi pak para se të ekzekutohej kishte pirë kafe me një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe pasi është futur në makinë, në nisje e sipër është qëlluar.

Advertisements

Kjo është arsyeja që makina u gjet e ndezur.

Can Karriqi, ka qenë shok me Erigers Mihasin, i cili u vra pak javë më parë në Astir së bashku me Armand Dumanin.

30-vjecari Karriqi rezulton një person me precedent penal. Ai është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Rreth 2 km nga vendi i ngjarjes, Policia ka zbuluar një mjet tip Audi te djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, ndërkohë Policia ngriti postblloqe në rrugën drejt Fushë-Krujës, ku dyshohet se u larguan autorët pas ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 24 dhjetor 2021
Artikulli tjetër‘Zhurmuese’, Mevlani flet për lojën e Antonelës brenda Big Brotherit