E bujshme! Trajneri shqiptar shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Trajneri shqiptar, Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

Advertisements

Në ceremoninë që u mbajt këtë të shtunë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos i njoftoi atij çmimin prestigjoz. Pasi e fitoi këtë çmim, Kuka shkroi në Facebook.

“IJF na nominoi! Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021! U votuam nga mbarë Bota por populli shqiptar ishte me ne më shumë se krejt! Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time, ose nxënësen time, por për çdo shqiptar që ishte me ne këto ditë. Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele. Sylen që më mori si fëmijë nga rruga e më dërgoi në tatamin e judos, gjenerata të tëra të xhudos që s’patën rastin të dëshmohen! Majlindes, Disit e Norës që arritën kulmin! Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të tëra flasim për të ecur tutje! Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada. Të gjithë komunitetit sportiv, mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne! Dhe në fund …o sa mirë me qenë Shqiptar…”, shkroi Kuka.

Advertisements

Kuka trajnoi Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për t’u shpallur kampione olimpike. Përveç Lojërave Olimpike, Kuka ka qenë trajner dhe ndihmuar edhe atletë të tjerë nga Kosova në këtë sport që të marrin rezultate pozitive edhe në aktivitete të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrenda apo jashtë vendit? Ja ku kanë zgjedhur shqiptarët që të kalojnë festat e fundvitit
Artikulli tjetër“E ka bërë për mua”/ Ilir Shaqiri nuk mban dot lotët kur dëgjon këngën e re të Sabianit