“Dyshohet se është përdorur…”/ Misteri i vdekjes së 4 turistëve në Kavajë, vijnë dy ekspertë të NATO-s

Vazhdojnë hetimet për të mësuar shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë brenda pishinës dimërore në hotelin “Gloria” në Kavajë.

Advertisements

Hetimeve të ushtrisë shqiptare dhe asaj ruse, i janë bashkangjitur dhe partnerë të tjerë të huaj. A2 CNN shkruan se pajisjet e përdorura për të kryer eksperimentin ishin siguruar nga aleanca e Atlantikut të Veriut.

Por ndihma nuk u ndal këtu, pasi për të asistuar në aksion, në Shqipëri erdhën edhe dy ekspertë të NATO-s, të cilët pritet të hedhin dritë mbi vdekjen e mistershme.

Advertisements

Deri më tani dyshimet kryesore të grupit hetimor janë se mbi turistët rusë mund të jenë përdorur agjentë kimikë ose biologjikë, ndërsa pistat e tjera të asfiksimit janë rrëzuar pas kryerjes së ekspertimeve të ujit apo dhe masës së dioksidit të karbonit të lëshuar nga pajimet e hotelit.

Rusët u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Fillimisht u dyshua se rusët mund të kishin gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë.

Por duket se hetimet janë përqëndruar në një vrasje të mundshme të familjes që kishte ardhur për kaluar pushimet në Shqipëri. Trupat e tyre u tërhoqën nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë banore e re në shtëpi? Konkurrentja ndryshon pamje dhe vështirë se mund të njihet (FOTO)
Artikulli tjetërTayna surprizon fansat në ditëlindjen e saj! Jo vetëm mori, por edhe bëri dhurata (VIDEO)