Turkmenistani është shteti mer internetin më të ngadaltë në botë, sipas një raporti të faqes “Cable.co.uk”. Qytetarëve të këtij shteti u duhet gati një ditë për të shkarkuar një film. Shpejtësia e internetit në Turkmenistan është vetëm 0.5 Mbps.
Advertisements
Në Europën Lindore, shtetet me internetin më të shpejtë janë Hungaria me 104.07 Mbps për sekondë, Rumania me 67.40 Mbps për sekondë dhe Sllovenia me 67.20 Mbps për sekondë, ndërsa me internetin më të ngadaltë janë Maqedonia Veriore me 15,38 Mbps në vendin e 107-të, Shqipëria me 19.36 Mbps në vendin e 96-të dhe Kosova me 22.21 Mbps në vendin e 81-të.
“Ndonëse shtetet në fund të tabelës ende vuajnë nga shpejtësitë jashtëzakonisht të ulëta, shifrat e vitit 2021 tregojnë se gjendja është duke u përmirësuar”, thuhet në raport. Siç pritej, raporti vlerësoi se internet shumë më të shpejtë kanë shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, shtetet skandinave, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia e Singapori.
Advertisements
Vendi me internetin më të shpejtë është ishulli Jersey nën kontrollin e Britanisë së Madhe me 274.27 Mbps. Pas tij vijnë Lihtenshtejni me 211.26 Mbps, Islanda me 191.83 Mbps, Andora me 164.66 Mbps dhe Gjibraltari me 151.34 Mbps.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!