Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka publikuar njoftimin ku duke filluar nga viti 2022 ndërrimi i pronësisë së mjetit do të bëhet pa qenë nevoja që makina t’i nënshtrohet një kontrolli fizik.
Advertisements
Sipas tij, ky ndryshim do u kursente kohë drejtuesve të mjeteve dhe gjithashtu para sepse kostoja e këtij shërbimi do të ulej me 1500 lekë.
Njotimi i plotë
Advertisements
Tjetër LAJM I MIRË për Drejtuesit e Mjeteve!
Mbi 60,000 mjete në vit paraqiten për Kontroll Fizik kur ndërrojnë pronësinë e mjetit.
Falë marrjes në administrim sivjet të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, Certifikata e Kontrolit Teknik e lëshuar nga DPSHTRR e bën të panevojshme që mjeti t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik!
Eliminojmë nga viti 2022 mbi 60,000 praktika Kontrolli Fizik në vit!
Thjeshtojmë procedurat, duke liruar kapanonet nga radhët e duke ndihmuar për një shërbim më të shpejtë për të gjithë:
Ulim kohën e shërbimit të Ndërrimit të Pronësisë me rreth -30 min!
Ulim koston e këtij shërbimi me -1,500 lekë më pak!
I kursejmë qytetarëve në total:
90,000,000 lekë/vit
30,000 orë pritje/vit
Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!