Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e ish zyrtarit Pashk Ujka, i cili u qëllua për vdekje me një plumb në shpinë teksa bënte shëtitje me bashkëshorten.
Advertisements
Autorët e dyshuar të arrestuar tashmë, Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, duket se e kanë vëzhguar prej kohësh viktimën para se ta ekzekutonin.
Autorët e kanë ndjekur dhe pak momente para ngjarjes, kur viktima sapo kishte blerë një paketë cigare dhe ishte nisur drejt banesës bashkë me vëllain dhe bashkëshorten. Në momentin, kur kanë kaluar pranë shatërvanit, kamerat e sigurisë së një banke të nivelit të dytë, kanë filmuar autorët që i afrohen me hap të shpejtë dhe e qëllojnë shënjestrën e tyre.
Advertisements
Duke iu referuar po këtyre pamjeve filmike, hetimet kanë zbuluar se autorët ishin të veshur me të zeza dhe ishin trupa të mbushur, të ngjashëm me dy të arrestuarit. Ata mbanin kapele të zeza me strehë, doreza dhe maskë Covidi.
Ndër të tjera, thuhet se duket qartë se autori mban në duar një qese të bardhë që mbulonte një çantë, ku dyshohet se ishte fshehur arma e ekzekutimit. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojës në vendngjarje.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes së Pashk Ujkës me babain e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për prishjen e pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima. Sipas djalit të biznesmenit të vrarë, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa në deklaratën e tij Kelmendi ka thënë se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mijë Eurosh viktimës./noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!