Dëbora ‘pushton’ Rrugën e Arbrit, Policia paralajmëron qytetarët: S’do lejohet asnjë mjet… (VIDEO)

Policia e Shtetit informon të gjithë qytetarët që për shkak të reshjeve të dëborës të rëna në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.

Advertisements

Sakaq janë ngritur pika kontrolli në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejohet asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, por për shkak se reshjet po vijojnë qarkullimi i mjeteve duhet të bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Advertisements

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi të përmirësoni lidhjen tuaj dashurore në vetëm 60 sekonda. Mësojeni tani!
Artikulli tjetërQeni u bllokua në rezervuarin me akull dhe lufton për jetën, dy policët bëjnë gjestin ‘prekës’ (VIDEO)