Dalin detajet e rënda/ Si e humbi jetën Erion Rexhepi me granatë në dorë

Mësohen detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit Erion Rexhepi në Cërrik.

Advertisements

27-vjeçari i përket komunitetit rom në zonën e Cërrikut.

Ai mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanat e plehrave dhe në shtëpia të ndryshme të zonës.

Advertisements

Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte gjetur një granatë dhe e mbante në dorë.

Mjeti luftarak ka shpërtyer duke i plasur në dorë. Ai dyshohet se ka tërhequr siguresën. Banorët kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Ai ka ndërruar jetën në vend.

“Është banor i lagjes. Ishte çun i mirë. Tani nuk e di çfarë i ka ndodhur. Ka familje me tre fëmijë se di mirë. Njihej si person i qetë, nuk di çfarë i ka ndoddhur. Gjynah se ka fëmijë p♪7r të rritur”, u shpreh një banore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet emri! Ky është 27-vjeçari që vdìq në Cërrik
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Ngjarje e rëndë në vend, 58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes