Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë.Bëhet fjalë për të riun Xhovan Pepaj, i cili u gjet i pajetë në rrugë mëngjesin e 4 Dhjetorit, por vetëm sot policia ka bërë të mundur identifikimin e tij.
Advertisements
Ai kishte marrë plagë të shumta në trup gjatë një sherri me disa të rinj. Pas ngjarjes së rëndë policia ka arrestuar 7 persona, ndërsa dy prej tyre akuzohen si autorë të krimit. Ndërkohë dy prej të arrestuarve të tjerë akuzohen edhe tentativë grabitje dhe trafik droge.
Miqtë e të riut shprehën ngushëllime familjarëve duke shkruar: “U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”. Ndërsa një tjetër shkruan: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!