Çfarë pritet të ndodhë, grupi i Sali Berishës niset drejt selisë së PD-së

Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupimi i Sali Berishës, i njohur si Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në orën 13:00 do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Advertisements

Nuk dihet nëse ish-kryeministri do të jetë pjesë apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit.

Kjo është hera e tretë që grupi i liderit historik të PD-së shkon në selinë blu. Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Advertisements

Hera e dytë që Sali Berisha shkoi në seli, por këtë herë nuk u fut brenda duke qëndruar te shkallët ishte në 18 Dhjetor ku njoftoi rezultatet e referendumit të zhvilluar për shkarkimin e Lulzim Bashës. / Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë, ja çfarë raportohet deri më tani
Artikulli tjetërAbuzoi për 16 vite me vajzën e tij/ Gjykata e Apelit dënon me 15 vite burg babain “monstër”