Çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”? Ja vendimi që do merret më datë 1 Janar 2022

Big Brother VIP, reality show që ka thyer çdo rekord shikueshmërie ka vendosur që të shtyjë afatet për finalen e madhe. Finalja e madhe pritet të shtyhet për në datën 18 shkurt.

Advertisements

Në spektaklin e të shtunës, 1 Janar, banorët do të duhet që të zgjedhin nëse do ta çojnë apo jo deri në fund garën, në një kohë që Vëllai i Madh ka vendosur që të shtyjë datën e finales.

“”Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje. A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

Advertisements

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje nga operacioni për shpëtimin e të aksidentuarve, Alfred Lela në greminë me 4 persona të tjerë (VIDEO)
Artikulli tjetërHoroskopi për nesër, zbuloni si do të jetë dita e fundit e vitit 2021