Çfarë ndodh nëse Basha nuk liron zyrën? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Afati për të liruar zyrën deri në datë 5 janar 2022 nuk ndryshon për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se nëse Lulzim Basha nuk liron në mënyrë paqësore Selinë blu deri në datë 6 janar, atëherë në datë 8 janar 44 mijë demokratët që firmosën shkarkimin e tij do të marrin në dorëzim Selinë blu.

Ndër të tjera, Sali Berisha tha me tonë të larta se nuk ka asnjë njeri që të ndalojë vendimin e 44 mijë anëtarëve që votuan për të bërë historinë dhe për të shpëtuar pluralizmin.

Advertisements

Sali Berisha: Aq sa është i lashtë vesi, aq është dhe virtyti. Por ka një dallim kësaj here. Nëse shkojmë në 11 dhjetor, dhe në rast se jeni zgjuar në 7 të mengjesit, keni parë një stuhi që rrallë ndonjëherë ka parë Tirana. Njeriu mund të mendonte se ajo studi e bëri copë copë projektin e kuvendit. E vërteta është që kuvendi i mbledhur në atë stuhi ngjau me mrekulli të pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Ai stadium, aty u zhvillua ndeshja e lirisë me të shkuarën. Çdo gjë që shihje të kujtonte një beteje. Kuvendi i dha Shqipërisë atë që Shqipërisë i mungonte.

Nëse flasim për këtë regjim, jam plotësisht dakord, se është padiskutim bashkëpërgjegjëse opozita shqiptare. Rikthimin tim nuk e parashikova në momentin e duhur. Një kryetar për herë të parë shkarkohet nga kryesia. Në 5 janar dëshiroj që nëse i ka ngelur një nanogram arsye, një grimë arsye, ai respekton vendimin e 44 mijë anëtarëve. Po se bëri, data 8 do jetë një datë proteste e fuqishme. Datë proteste kombëtare. 44 mijë anëtare të PD-së që firmosën të bëjnë historinë, do të marrin në dorëzim ndërtesën e PD-së. Nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nuk ka njeri që këtë vendim mund ta pengojë. Shtymë kohë, i dhamë kohë. Vendimi dhe ekzekutimi i vendimit është pa apel. E ka vetëm anëtarësia. 44 mijë anëtarë do të vijnë te Selia për të shpëtuar pluralizmin politik. Selinë e mban Edi Rama peng. Zyrë nuk do të ketë Basha në PD, sepse asnjë deputet nuk ka zyrë. Ai do të respektohet si çdo deputet tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 25 dhjetor 2021
Artikulli tjetërE rëndë! 11 vjeçari shqiptar mbërrin i vdèkur në spital