Braho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon faktet dhe e sulmon sërish: 1 miliard lekët i mban mend?

Ish-n/kryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho nuk i ka ndalur sulmet ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Advertisements

Në një mesazh të publikuar në “Whatsapp”, Braho akuzon Dakon për tenderin prej 1 miliard lekësh për vendosjen e korsisë së biçikletave në rrugën “Pavarësia” të qytetit bregdetar, ku sipas tij është kryer vjedhje duke shkurtuar gjatësinë e korsive të biçikletave në rrugën “Pavarësia”.

POSTIMI I ARBËR BRAHOS:

Advertisements

“o xhuxh, se harrova, se AUTOSHKALLA flet flet për korsi bicikletash pa të keq. Se di ca hoqe Ti që të mbyllje çështjen Zhulit me prokurorinë Durrës për tenderin e rrugës së biçikletave në plazh. 1 miliard lekë atëherë o xhuh e mabn mend? Standartet janë që duhet të jetë e gjerë 1.8 metra o xhuxh se rrugë me volum të gjerë trafiku gjatë sezonit apo jo? Po hajt se po ta fal po deshe trafikun, ta lejm dhe minimumin 1.5 metra. Mungonin prapë cm o xhuxh si nga rruga ashtu dhe nga shi mbledhësi prej 30 cm. shumëzoji me dy krah rrugën për gjatësinë e rrugës së plazhit. Jeni HAJDUTE me memorie të shkurtër PËRFUNDIMISHT.”

“O xhuxh, se harrova”/ Braho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon

“O xhuxh, se harrova”/ Braho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon

Në një tjetër postim, ku e quan Dakon “xhuxhi 339” (referuar dosjes 339 të përgjimeve mes Dakos dhe grupit kriminal të Avdulajve), Braho ironizon dhe kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sakon për fotot e publikuar të takimit mes përfaqësuesve të Bashkisë së Durrësit dhe Bankës Botërore.

POSTIMI I DYTË I ARBËR BRAHOS:

“Xhuxhi i 339, foli pak ‘Lekëve të AUTOSHKALLËS’. Ci ka këto postime në FB, mër burrë? më shumë sesa takim midis Bankës Botërore dhe Bashkisë Durrës, Duket si takim midis BB edhe Mektrinit. Këta janë ish-punonjës të mektrinit mer xhuxh smund të jenë Bashkia kështu. Mirë duruam ty gjith këto vite që e kishe biznes familjar Bashkinë po të durojm edhe këtë tani thua ti? Boll u tallët me Durrësin edhe durrsakët o xhuxh!!!”

“O xhuxh, se harrova”/ Braho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon

“O xhuxh, se harrova”/ Braho nuk i ndahet Vangjush Dakos, publikon

Në fillim të muajit të kaluar, Arbër Braho denoncoi me mesazhe se Vangjush Dako drejton ende Bashkinë e Durrësit, edhe pse ka dhënë dorëheqjen. Disa ditë më pas, Braho u shkarkua nga detyra e n/kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakManaj: Ambasadorët në Shqipëri si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh askush
Artikulli tjetërFituesi i Big Brother qenka Ilir Shaqiri? Ja “borxhi” i madh që i ka pronarja e Top Channel balerinit shqiptar