Një aventurë të vërtetë kanë kaluar 118 pasagjerët që mbetën në det të hapur për shkak të kushteve të motit.
Advertisements
Ata u desh të qëndrojnë për gati 11 orë të bllokuar deri sa më në fund trageti u ankorua në Portin e Vlorës.
Pasagjerët të lodhur dhe të sprovuar shprehen se nuk janë lajmëruar dhe çdo gjë u është dashur ta paguajnë vet. Disa prej tyre shprehen se kanë qëndruar edhe pa ngrënë për shkak të çmimeve të shtrenjta.
Advertisements
“Nga oran 06:00 e mëngjesit deri tani. Nuk kemi ngrënë. S’na kanë lajmëruar asgjë”, shprehet një prej pasagjerëve.
Një tjetër thotë se qëndrimi për shumë orë ishte e lodhshme. “Jemi nisur nga Italia mbrëmë në orën 20:00. Ishte e lodhshme për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Ushqim kemi blerë atje, 15 euro një pjatë me makarona. Kishte shumë dallgë. Shumica ishin pa dhoma”, shprehet udhëtari.
“Ishte shumë e lodhshme, e turpshme mbi të gjitha. Nuk na kanë dhënë për të ngrënë, kemi paguar vetë”, thotë një tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët mbeten të bllokuar në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës. Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar. Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!