Armando Broja është i pandalshëm në Premier League teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar golin e katërt në kampionat me fanellën e Southampton. Sulmuesi është titullar në ndeshjen që “Shënjtorët” po luajnë ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa e nisën ndeshjen duke pësuar gol që në minutën e dytë.
Advertisements
Mirëpo, në vazhdim, ishte Broja ai që merr për dore skuadrën teksa fillimisht fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës e cila u përkthye në gol nga kapiteni Ëard-Prose, ndërsa në minutën e 36, futbollisti i kombëtares ngjitet vetë në piedestal.
20-vjeçarit i mjafton vetëm pak hapësirë dhe me një të majtë potente mposht portierin Butland, i cili edhe pse zgjatet nuk mund të bëjë asgjë për të evituar golin. Kështu, Broja konfirmohet si njeriu kryesor i Southampton në sulm, duke ia dalë të shfaqë me sukses talentin e tij edhe në një kampionat elitar të Europës si Premier League. Goli ketu Video
Advertisements
Armando Broja po fiton gjithmonë e më tepër vëmendje në mediat e huaja. Jo vetëm në ato britanike dhe shqiptare, këtë herë sulmuesi shqiptar ka marrë interesimin e italianëve që i kanë kushtuar vëmendje. “Vociditta” vjen me një artikull shumë interesant për Armando Brojën, duke e krahasuar me ndeshjet e para të Adrianos dhe Ibrahimovic. Gjithashtu nuk ngurrojnë që ta quajnë si Skënderbeun e ri të Shqipërisë.
“Pavarësisht se kishte lindur në Angli dhe kishte jetuar në tokën anglo-saksone, Broja kishte ide të qarta që në moshë të vogël: të luante për Shqipërinë. Që nga viti 2019 ai ka luajtur me ekipin nën 19 vjeç, pastaj nën 21 vjeç, përpara se të mbërrinte në kombëtaren e parë ku tashmë ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje. Me një lëvizje futbollistike gjithnjë në rritje, Broja i bashkohet si një tjetër talenti shqiptar interesant pas Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit.
Në pamje të parë, duke parë Brojën duke luajtur të sjell në mendje ndeshjet e para të Adriano-s dhe Ibrahimovic. Sigurisht, braziliani dhe suedez kishin një avantazh në të njëzetat e tyre, por shqiptari nuk është aq i largët prej tyre. Broja nuk është një sulmues që pret topin në këmbë. Broja është një sulmues që krijon aksionin e tij duke xhongluar me tingujt e driblimit.
Armando Broja goal ⚽
The Albanian striker picks up the ball and angles his shot into the net. Southampton have turned it around here in 2 minutes #CRYSOUpic.twitter.com/Mfq9GC9n48
— BirdieFootball (@birdiefootball) December 15, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!