Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, ka rrëfyer disa detaje nga miqësia e tij me artisten e dashur për publikun, Hyeda El Saied, si dhe momentet e saj të vështira që ka kaluar së fundmi.
Advertisements
Teksa vetë ishte me lot në sy, Konomi u shpreh se Hyeda ishte në çdo moment optimiste dhe se nuk ka dashur t’i tregonte atij për sëmundjen e saj. Madje ai e ka marrë vesh nëpërmjet një mikeshe tjetër, pasi Huyeda i thoshte gjithmonë mos i trego Arjanit.
“Hueyda shkoi një vit e gjysmë duke bërë kura, që nga kimiot që i ka bërë para një viti e u duk sikur u bë mirë. Rifilloi përsëri…Me mua dhe me një mikeshën tjetër të saj fliste, edhe neve nuk na tregonte si ishte gjendja e saj shëndetësore. Gjithmonë kishte optimizëm, merrte pjesë në biseda, qeshte se në fund të fundit harrojmë ndonjëherë dhe hidhemi te problemi jonë. E pyesja për gjërat e mia, i tregoja për gjërat e mia, por për veten e saj thoshte jam mirë shkoj bëj kimio, e tregonte me aq pozitivitet, nuk di çfarë fjale të gjej…nuk donte të transmetonte as pikëllim, as të të bënte të ndiheshe keq. Këto dy muajt e fundit këmbëngula që të shkoja. Më mbeti peng që nuk shkova. Nuk donte që t’i shkoja, më thoshte “jam në spital nuk lejohet prej koronës, lejohet vetëm bashkëshorti vetëm gjysmë ore në ditë”. Pastaj doli nga spitali një periudhë kohe, i thashë” do vij do rri disa orë”. Nuk donte që unë ta shikoja si ishte gjendja e saj tamam, megjithëse unë e kisha kuptuar dhe e kisha dyshuar, por vazhdoja bëja atë lojë për mos t’i dhënë të kuptonte”, tha Konomi i ftuar në studion e emisionit “Rudina”.
Advertisements
Arjani gjithashtu rrëfeu se kishte në plan që të botonte shkrimet e artistes së njohur.
“Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti”, përfundon Konomi.
Arjani tregoi se Huyeda kishte tumor në gji dhe se Gabrieli tashmë po rri me Thierry-n, babain e tij adoptiv.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!