Ilir Shaqiri nga 5 tetori ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP Albania.
Advertisements
Balerini i njohur shqiptar, la gjithçka në Itali për të realizuar këtë eksperience 100 ditore në Shqipëri, çmimi i së cilës është plot 100 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Publiku tanimë janë rreshtuar në dy grupe, atë të Iliri dhe Donaldit, duke i parë kështu të dy finalistë.
Advertisements
Oni Pustina, është një tjetër personazh shqiptar i cili ka vite që është pjesë i emisioneve italiane, e që ka qenë për krah edhe të moderatores së famshme, Maria De Filippi.
Në një postim të bërë në Instagram, Oni ka shkruar se Iliri ka tërë jetën që jeton nën hijen e mikut të tij, balerinit Kledi Kadiu e ka po tërë jetën që xhelozon arritjet e shqiptarëve atje.
Pustina ia uron me shpirt që ai ta fitojë këtë edicion, pasi sipas tij ai më në fund mund të ndjehet i realizuar.
“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”, ka shkruar Oni Pustina./Reporteri.net/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!