“Ajo nuk po të lë të shohësh fëmijën”/ Nëna thërret në seancë ndërmjetësimi të birin, djali: Nuk të dhemb ty aq sa…

Marrëdhënia dhe harmonia në familjen e djalit, ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit në emisionin “Shihemi në gjyq” nënë e bir. Fatjoni është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte dhe një fëmijë.

Advertisements

Nëna e tij, Qamilja mendon se ai nuk ka bërë aq sa duhet për të mbajtur të bashkuar familjen. I biri ka rrëfyer arsyet se pse është ndarë nga e shoqja, teksa tregon se ndarja e familjes, i dhemb ende.

Qamilje: Nuk ia uroj askujt këtë dhimbje nëne që kam unë. Unë kam një problem të madh familjar dhe kemi kontradikta në familje dhe prandaj e kam sjellë tim bir këtu dhe dua që të zgjohet për birin e tij ashtu si më dhemb dhe mua djali im.

Advertisements

Fatjoni: E di shumë mirë që të dhemb, por ky problem më takon vetëm mua.

Qamilie: E di more bir, po pse i ke zvarritur gjërat deri këtu?! Unë kam 3 fëmijë, Fatjoni që nga viti 2012 janë njohur me një vajzë nga Durrësi në rrjetet sociale që quhet Dorina Murto dhe ne si prindër nga dëshira e madhe që djali të ishte i lumtur, e kam pranuar atë vajzë dhe e kam dashur si vajzat e mia dhe dhimbjen e kam shumë të madhe.

Fatjoni: Nuk e kuptoj përse më ke sjellë mua sot këtu.

Qamile: E kemi bërë këtë bisedë në shtëpi, prandaj të kam sjellë këtu që të zbardhet e vërteta që ti të zgjohesh dhe të kërkosh Evladin tënd sepse nuk të shikoj dot kur ti qan, ulërin dhe e ha përbrenda vetes tënde dhe ajo nuk ta hap telefonin. Nuk më duket e drejtë kjo.

Fatjoni: Unë kam dashur një vajzë. E doja, por e doja me besim të plotë, por nuk e dija se ajo e kishte mbrapa krahëve…

Qamile: Nga bashkëjetesa e tyre që nga viti 2012-2020 na erdhi një ëngjëll në familjen tonë dhe unë e kam dhimbjen tënde se nuk e kam shijuar sa duhet.

Fatjoni: Sa më dhemb mua, nuk të dhemb ty.

Qamile: Ajo nuk po të lë të shikosh atë fëmijë.

Fationi: Unë kam bashkëjetuar vetëm me të dhe me djalin. Ishim bashkë në një familje dhe pastaj u ndamë, ika në shtëpi më vete.

Qamile: E ndava unë.

Fatjoni: Më tha e ke më mirë për të bashkëjetuar me nusen tënde dhe me djalin. Aty si çdo çift lindën kontradikta.

Eni Çobani: Në vitin e fundit çfarë ndodhi?

Më pas, Fatjoni tregon se si është ndarë nga bashkëshortja e tij, dhe se si e ka larguar atë nga shtëpia sëbashku me fëmijën e vogël.

Fatjoni: Unë përulesha gjithmonë.

Qamile: Po edhe përulësia…

Fatjoni: Nuk dija nga të mbaja, nga mami im apo nga ajo dhe gjithmonë i mbaja gjërat brenda vetes, po kjo gjë më bëri që një ditë…

Qamile: Shpërtheve, ke shumë të drejtë…

Fatjoni: Një ditë erdhi momenti dhe i thashë merr çfarë ke, atë që ken ë krahë dhe m’u zhduk tek nëna jote që ke në Durrës se nuk dua të të shoh më i thashë.

Qamile: Kur ka ardhur atë ditë më ka ardhur djali tek puna dhe e kam pyetur se çfarë po bën djali dhe Dorina, më ka thënë: Mbaroi ai muhabet. Atë moment sikur më ra qielli mbi kokë, nuk e doja veten. I thashë: Bir, njerëzit luftojnë për ta mbajtur familjen të fortë, për një llaf goje arrini në këtë gjë?

Eni Çobani: Mesa më ka thënë Fatjoni nuk ka qenë për një fjalë goje apo?

Fatjoni: Nuk ka qenë për një fjalë goje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak228 të infektuar në 24 orët e fundit, rritet numri i viktimave
Artikulli tjetërPolicia blindon Vlorën, efektivë të armatosur dhe me kapuç postbllok në rrugët e qytetit për kapjen e atentatorëve të Indrit Sabedinit