BB VIP – Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmë janë komentuar ngjarjet më pikante dhe marrëdhëniet e banorëve me njëri-tjetrin deri tani. Një nga historitë më të përfolura si brenda ashtu edhe jashtë, ka qenë ajo mes Fifit dhe Granitit.
Advertisements
Dje “Vëllai i Madh” i pyeti banorët se kush kishte treguar sjellje më të gabuar në gjithë historinë e tyre, e të gjithë ranë dakord se ishte Graniti.
Biseda mes banorëve:
Advertisements
Iliri: Unë Fifin realisht e shikoja shumë të përfshirë nga ana emocionale në këtë histori, Granitin jo.
Einxhel: Vërtetë ju kanë përfshirë ju të tjerëve, por ama kur erdhi puna për të pranuar faktet që ky djali ka diçka jo dashurore me ty, pra të shef si shoqe, si motër, ose shiko se ky djali ka dikë tjetër jashtë, shikoje situatën me sy tjetër, unë kam tentuar t’ia them, Arjola ka tentuar t’ia thotë ndoshta edhe njerëz të tjerë, ka pasur një revoltë nga ana e Fifit dhe një qasje shumë të keqe. Mua Fifi më reagoi shumë keq
Iliri: Ishte posesiviteti i Fifit si kundrejt Granitit dhe kundrejt miqve të saj. Ajo i do njerëzit me gjithë shpirt dhe përkushtohet aq shumë sa nuk arrin ta dallojë gjënë
Einxhel: A ka qenë sjellja e Granitit e gabuar që deri diku është hequr si ‘single’ dhe më vonë është tërhequr
Iliri: Besoj që po
Einxhel: Sigurisht që po, por dhe unë personi që jam përballë i kam dy sy në ballë dhe ndoshta përpiqem ta kuptoj dhe kur këta njerëzit e tjerë më thonë ore shiko se ky ka dikë tjetër jashtë, pse duhet të kem tendencën të mendoj se ajo po më gënjen. Pse duhet të çohet Einxhel apo Arjola të të gënjejnë?
Arjola: Nuk ka faj Fifi këtu, sepse Graniti ka lënë të kuptohet se gjëja ishte shumë e komplikuar, por ishte më shumë për jo se sa për po. Dhe kjo lë hapësirë që dikush të futet
Einxhel: Mendoj se Graniti ka ndenjur disi edhe nga frika më vonë. Nëse do t’i dilte kundër Fifit do të kishte më të vështirë. Por e kuptoj se krah Fifit e kishte akoma më keq këtu brenda sepse u penalizua për pasivitetin kundrejt banorëve të tjerë, Graniti bëri një kthesë dhe tregoi një anë tjetër të tij më alegro. Ai është djalë i rritur dhe vendos vetë për veten e vet. Unë kur shikoj se tjetri po më merr frymën ose nuk më lë të rri me të tjerët, normal që…
Arjola: Nuk është se e ka ndaluar deri në atë pikë, po ai e zgjodhi vetë që të rrinte. Fifi kishte posesivitetin, i kishte të gjitha se në momentin që nuk ishte Fifi, ai hapej
Në fund të gjithë ranë dakord se Graniti ka treguar sjellje më të gabuar në këtë histori mes tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!