Aktorja protagoniste e dhjetra filmave në Meksikë është që lluar për vd ekje teksa priste bashkë me prindër të tjerë jashtë akademisë së futbollit në zonën e pasur të Cuernavaca.
Advertisements
Personazhi i njohur i showbiz-it meksikan Tania Mendoza, e cila njihej dhe për rolet e saj në serilian për kartelet e drogës ‘La Mera Reyna del Sur’, është vr arë me stil ekz ekutimi teksa priste të birin nga të dilte nga akademia e futbollit.
42 vjecarja dhe prindër të tjerë prisnin jashtë kompleksit Unidad Felinos Deportiva kur dy të dyshuarit me motoçikletë ndaluan para saj.
Advertisements
Një nga sulmuesit zbriti dhe teksa prindërit e tjerë largoheshin për t’u mbrojtur, qëlloi disa herë me armë ndaj yllit të televizionit, para se të kthehej te moroçikleta e të largohej.
Mendoza u shpall e vde kur në vendngjarje.
Mediat lokale thanë se ngjarja kishte ndodhur të martën më 14 dhjetor, në ora 6:30 pasdite.
Sipas raportimeve zona e Cuernavaca është kthyer në simbolin e kaosit dhe mungesës së ligjit që kartelet e drogës tashmë kanë sjellë dhe në kryeqytetin meksikan.
Mendoza, djali i saj i ri dhe bashkëshorti Rafael Sánchez Rojas, kanë qenë më parë vi ktimë e një pengmarrjeje në 2010.
Ata u morën e u rrahën nga një bandë e ar matosur, para se të liroheshin disa orë më vonë, kur dhe zbuluan se shtëpia e tyre ishte grabitur.
Më vonë banda kishte kontaktuar me Mendoza për t’i kërkuar para dhe për ta urdhëruar të largohej nga Morelos.
Aktorja kishte nisur karrierën e saj të suksesshme në 2003 me serialin La Mera Reyna del Sur, Mendoza dhe prej atëherë ka luajtur në shumë filma dhe seriale.
Ajo kishte publikuar dhe disa albume me këngë.
Një raport i muajit të kaluar të OKB tha se Mexico është vendi më i rrezikshëm në botë për gratë. 948 janë vr arë aty në 2020, thuajse po aq sa 951 në vitin 2019.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!