Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një prononcim për mediat pas votës që hodhi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Advertisements
Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a ishte i gatshëm të përballej me SPAK pas shpalljes “non grata”. Berisha u shpreh se s’ka refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoi DASH, çdo qeveri, çdo individ, të paraqesë çdo fakt e dokument që ka kundër tij.
Pyetje:A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?
Advertisements
Sali Berisha: S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!