Këngëtarja e njohur Fifi krijoi afrimitet me Granit Canën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe tashmë që janë kthyer në jetën normale, vijojnë të komentohen nëse po lind diçka mes tyre.
Advertisements
Këngëtarja ka zgjedhur t’i japë fund zërave duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një shoqëri.
“Atëherë, kam fiks një muaj që shoh lajme, taggs, komente, etj, etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin, jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjet një mik si Graniti, por kaq! Ju dua”, shkruan Fifi në postimin e saj.
Advertisements
Të njëjtin postim e ka rishpërndarë dhe vetë Graniti në rrjetet e tij sociale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!