20 vite pas hedhjes në treg, Banka qendrore europiane parashikon të ndryshojë pamjen e kartëmonedhave me bashkëpunimin e qytetarëve europianë. Dy dekada më parë 11 nga 15 vende anëtare të Bashkimit Europian, në atë kohë pranuan të përdorin euron, shkruan The Guardian
Advertisements
Aktualisht euro është valuta zyrtare e rreth 340 milion personave në 19 vende të Bashkimit Europian. Vendimi përfundimtar pritet të merret në 2024-ën. Presidentja e Bankës qendrore europiane Kristin Lagard u shpreh se pas 20 vitesh është momenti për përditësimin e kartëmonedhave në mënyrë që europianët e të gjitha moshave dhe origjinave të mund të identifikohen me ato.
Karakteristikat e sigurisë anti-falsifikim janë rishikuar në 2019-ën dhe tashmë është momenti që të ndryshohet dhe pamja. Studimi i fundit për zakonet e konsumatorëve në zonën euro ka treguar se kartëmonedha ka mbetur mënyra më popullore për të kryer pagesat.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!