Zbulimi i madh! Ja pse disa njerëz vdesin më shpejt nga Covid-19?

Nga Amir Khan, Aljazeera

Advertisements

Menjëherë pas fillimit të pandemisë, ne e dinim se disa grupe të caktuara njerëzish ishin më të rrezikuar nga COVID-19 se të tjerët. U vu re se personat me probleme të tjera shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, ishin më të rrezikuar por dalëngadalë u bë e qartë se disa grupe etnike ishin të rrezikuar gjithashtu në mënyrë disproporcionale.

Faktorët socialë kanë luajtur një rol të rëndësishëm pse këto grupe janë prekur më shumë se të tjerët, por edhe gjenetika mund të luajë një rol. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit kanë identifikuar tani një version të një gjeni që mund të lidhet me dyfishimin e rrezikut të vdekjes për shkak të COVID dhe kjo mund të shpjegojë pse njerëzit me prejardhje të veçantë kanë më shumë gjasa të vdesin nga virusi. Autorët e studimit thanë se puna e tyre për identifikimin e gjenit ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse nuk ishte thjesht prania e një gjeni që ata kërkonin, por nëse ky gjen ishte aktiv rriste më shumë rrezikun e vdekjes nga Covid.

Advertisements

Studiuesit zbuluan se rreziku në rritje vjen nga një gjen që rregullon aktivitetin e gjeneve të tjera, duke përfshirë një gjen të quajtur LZTFL1. Ata zbuluan se versioni me rrezik më të lartë të gjenit parandaloi qelizat në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë që t’i përgjigjen siç duhet virusit. Nëse qelizat e mushkërive nuk janë në gjendje të mbrohen në mënyrë adekuate, atëherë virusi SARS-Cov-2 që shkakton COVID-19 ka më shumë gjasa të futet brenda dhe t’i infektojë ato, duke shkaktuar dëme të shumta dhe vështirësi në frymëmarrje, raporton abcnews.al

Kjo është e rëndësishme pasi, deri më tani, shumica e trajtimeve mjekësore për të infektuarit me COVID kanë pasur për qëllim sistemin imunitar, por ky studim mund të hapë derën për trajtime që synojnë përmirësimin se si të mbrojmë rrugët e frymëmarrjes kundër viruseve pushtuese. Studiuesit vunë në dukje se gjeni nuk ndikon në sistemin imunitar dhe nuk ka prova që sugjerojnë se ky gjen do të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë vaksinat.

Ajo çfarë ishte interesante, është se gjeni ishte më i përhapur te njerëzit me prejardhje nga Azia Jugore – në 60 përqind të tyre në krahasim me 15 përqind të njerëzve me popullsi europiane. Por vetëm 2 përqind e personave me prejardhje afro-karaibe kishin të njëjtin gjen. Kjo do të thotë se faktori gjenetik nuk shpjegon plotësisht shkallën më të lartë të vdekjeve të raportuara për grupet etnike me ngjyrë dhe minoritare.

Në fakt, arsyet pse grupet minoritare janë prekur në mënyrë disproporcionale janë komplekse dhe multifaktoriale. Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet etnike të Bangladeshit dhe Pakistanit kanë më shumë gjasa se të tjerët të punojnë në punë të transportit, duke rritur rrezikun ndaj ekspozimit. E njëjta gjë vlen edhe për grupet shëndetësore dhe të kujdesit social.

Njerëzit me ngjyrë dhe nga Azia Jugore janë gjithashtu më të rrezikuar për të vuajtur nga diabeti i tipit 2 që mund të rrisë rrezikun e komplikimeve nëse infektohen me Covid. Por situata është më e vështirë se kaq; për shkak të pabarazive shëndetësore që u ekspozuan nga pandemia, grupet minoritare kanë vuajtur më shumë. Grupet e pakicave priren të vuajnë nga rrethana më të dobëta socio-ekonomike, të cilat mund ti rrezikojnë më shumë nga Covid.

Studiuesit nga Oksfordi theksuan se gjeni që ata identifikuan është vetëm një pjesë e vogël e një tabloje më të madhe se pse grupe të caktuara etnike janë më të rrezikuara.

Pra nëse marrim masa kundër pabarazive të vazhdueshme që ekzistojnë në shoqëritë tona, të cilat u theksuan nga pandemia, më të pa-favorizuarit mes nesh do të vazhdojnë të vuajnë. Provat për të mbështetur këtë janë të jashtëzakonshme; studime të shumta kanë treguar se si grupet minoritare kanë vuajtur më shumë si rezultat i COVID.

Tashmë ka ardhur koha të veprojmë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet i dashuri simpatik i Beniadës (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërI fundit/ Stuhia e fortë godet Shqipërinë, del nga shtrati lumi Vjosa