Vrasja që tronditi Greqinë, ç’po ndodh me vogëlushen e 20-vjeçares?

Pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline nga i shoqi pilot, Babis Anagnostopoulos, fati i të bijës së tyre, Lidia, u vendos në një udhëkryq. Gjykata ka vendosur që vajza të qëndrojë 6 muaj te prindërit e mamasë dhe 6 të tjera te ato të babit.

Advertisements

Në muajt e para, familja e 20-vjeçares Caroline u përpoqën që të ruanin raporte të mira me ish-krushqit, për hir të vajzës. Por mesa duket, me kalimin e muajve ato kanë ndryshuar qëndrim dhe janë ftohur. Nëna e Caroline, Sussanna, ka vendosur një barrierë në takimet e Lidias me gjyshërit tjetër, duke vendosur që të respektohet vullneti i gjykatës.

Ky vendim, është mirëpritur dhe nga prindërit e pilotit, të cilët, për të mos acaruar më tej situatën mes dy familjeve kanë vendosur të mos bëjnë rezistencë.

Advertisements

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në muajin maj, ku piloti Babis, inskenoi vrasjen si një grabitje duke pretenduar me ditë të tëra, se ishin pikërisht personat që i kishin hyrë për të vjedhur ato që i vranë gruan. Mirëpo, presioni i madh i mediave ndaj hetuesve dhe kësaj historie bëri që provat të mblidheshin dhe të shfrytëzohej çdo detaj, e të gjitha rrugët, shkuan në përfundimin se vrasjen e kishte kryer 32-vjeçari. Kjo u pranua nga vetë ai dhe aktualisht ndodhet i mbyllur prapa hekurave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLionel Messi nxjerr në shitje apartamentin superluksoz në Miami, ja çfarë vlere marramendëse ka (FOTOT)
Artikulli tjetërKosova nuk ftohet në Samitin për Demokraci, Ambasada Amerikane bën sqarimin…