Video/ Arrestohen dy farmacistë në Tiranë, mjetin plot me ilaçe kontrabandë dhe pa pullë fiskale (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona ditën e sotme, pasi u kapën me ilaçe kontrabandë dhe pa pullë fiskale brenda në mjet. Në pranga kanë rënë shtetasit: Jonader Dade, 42 vjeç dhe Johana Papajorgji, 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Advertisements

Tashmë ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:

– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI vetmi i mbijetuar/ 17-vjeçari shqiptar rrëfen tmerrin, iu “shua” gjithë familja në aksidentin në Greqi
Artikulli tjetër“Bëra për 7 ditë atë që nuk u bë për 30 vjet”/ U bë ‘meme’ në internet, reagon kryebashkiaku për investimin ‘strategjik’