Pajtim Rrushi, i arr estuar nga Policia si bashkëpunëtor në rrë mbimin dhe vr asjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, bashkë me vëllain e tij Ferdinant (Fredi) Rrushi, ka mohuar para hetuesve të ketë gisht në ngjarje. Mirëpo, sot Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet.
Advertisements
Edhe pse Pajtim Rrushi mohon përfshirjen në ngjarje, ai akuzohet si bashkëpunëtor në v rasjes dhe mbi të rëndojnë dy vepra të rënda penale, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i ku fomës”.
Gajtë marrjes në pyetje hetuesit e kanë ballafaqur Pajtim Rrushin me fakte dhe prova, si pamje filmike dhe qeliza telefonike të celularit të tij dhe vi ktimës.
Advertisements
Ai dyshohet se ka ndihmuar vëllain e tij Fredi Rrushi për të çuar me makinë në Qafë Mollë, Dajt, biznsmenin Rruzhdi Hoxha. Aty ai u gjet i hedhur në një greminë, i mbuluar me zhavor dhe gurë në mënyrë që të mos gjendej. Makinën “Passat” e cila po kërkohet dhe sot, dyshohet se e ka fshehur Pajtim Rrushi.
Grupi hetimor ka kamera sigurie të shumta që hedhin poshtë pretendimet e Pajtim Rrushit, për mos-përfshirje në v rasje. Por pamjet filmike dhe qelizat telefonike të autorit dhe vik timës tregojnë të kundërtën. Mes datave 20 dhe 21 tetor rezulton se ata kanë qenë në zonën e Dajtit, të lidhur në të njëjtën antenë celulare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!