“Unë nuk shkel më kurrë në atë shtëpi”/ Nëna e 10-vjeçarit që u vra nga babai në gjendje shoku: “Dhimbja është shkatërruese”

Mariola Rapaj, nëna shqiptare e 10-vjecarit që u vra me thikë nga babai polak ka folur rreth ngjarjes së rëndë në Itali.

Advertisements

Ajo ndodhet ende në gjendje shoku dhe thotë se nuk do të shkelë më kurrë në shtëpi, ndërsa tani po qëndron tek motra e saj.

“Dhimbja është shkatërruese. Unë nuk do të kthehem kurrë në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më atje. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.

Advertisements

Mattias, 10 vjeç, u vra nga babai i tij, Mirko Tumkov më 16 Nëntor. Babai polak, roje sigurie në një spital të zonës, e vrau të miturin duke i prerë fytin me thikë kuzhine, ndërkohë që Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos t’i afrohej banesës pas ndarjes së çiftit.

Sipas mediave italiane, shkaku i divorcit ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares. Fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tij, dhe më pas i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin.

Mariola Rapaj, 32 vjeç, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri ishte në një dhomë tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Stuhia e fortë godet Shqipërinë, del nga shtrati lumi Vjosa
Artikulli tjetërDimri mbërrin ‘zyrtarisht’ në Shqipëri, sinoptikanët bëjnë paralajmërimin: Nga e marta…