U zunë përsëri me njëri-tjetrin, ‘Big Brother’ ndëshkon Donaldin dhe Ilirin

Mbrëmjen e djeshme Iliri dhe Donaldi u zunë keq me njëri-tjetrin. Për këtë arsye “Big Brother” ka vendosur t’i dënojë.

Advertisements

Brenda shtëpisë ka mbërritur një zarf ku shkruhet:

“Vëllai i madh ka vendosur t’ju japë një dënim. Ju të dy keni si detyrë të pasoni topin pa e lënë të bjerë në tokë. Topin nuk duhet ta mbani në dorë më shumë se 10 sekonda në të kundërt e humbisni lojën. Duhet të pasoni brenda 10 sekondave pavarësisht se ku ndodheni, edhe nëse shkoni në dhomën e rrëfimit, mbani derën hapur për të vazhduar pasimin, edhe nëse jeni duke ngrënë. Topin duhet ta pasoni për 2 orë”.

Advertisements

Nëse dyshja do të plotësojnë këtë detyrë, Big Brother do ju japë të gjithë banorëve një darkë me fruta deti dhe shampanjë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShtrëngata shiu me rrufe, ja si do të jetë moti këtë fillim nëntori
Artikulli tjetërAntonela dhe Shqipja nxjerrin Mevlanin nga vetja: Ti përdore vëllain tënd për famë