U kap duke transportuar kòkàinë, gjykata shpall të pafajshëm efektivin e RENEA-s

Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm pak muaj pasi u arrestua me shumë bujë për transport të lëndëve n arkotike në Tiranë. ABC mëson se Liçi është liruar nga akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve n arkotike.

Advertisements

Operacioni për arrestimin e Liçit bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi u finalizua në maj të këtij viti pasi në automjet u gjetën 1 kg ko kainë. Gjykata ka vendosur dënim 4 vite e 8 muaj b urg ndaj Ded Nimanit, për shkak të dënimit të shkurtuar.

Para hetuesve por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë me Gaçin dhe Liçin, Nimani ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij.

Advertisements

Në këto kushte, prokuroria e gjendur edhe përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s dhe Luan Gaçin. Ky i fundit është akuzuar për një tjetër vepër penale, atë të fshehjes së të ardhurave pasi është konstatuar se punonte taksi pa licencë dhe nuk lëshonte kupon tatimor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEuro nuk del nga “humnera” / Këmbimi valutor, 22 Nëntor 2021
Artikulli tjetërArrestohet “grabitësi i Mykonos”! Kush është “Xhuxhi” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit grek