Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit, pas raportimeve se pati një reagim të rëndë ndaj marijuanës që tymosi.
Advertisements
Por nëna e vajzës thotë se të tjerë kanë dorë në vdekjen e të bijës, e cila u gjet e vdekur në 12 nëntor ne landfillin e mbeturinave.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance.
Advertisements
Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë.
Nëna e saj thotë se vajza ishte ne fakt duke vrapuar për t’i shpëtuar një sulmi apo përdhunimi të mundshëm.
Francoise thotë më tej se ka folur me djalin me të cilin ishte bija e saj ditën e fundit të jetës.
“Unë i thashë ‘Ti je personi i funsit që ke parë gjallë time bijë, çfarë ndodhi?’ Dhe ai u përgjigj si pa të keq, ‘Erdhi në dhomën time dhe i dhashë një tymosje’”.
Shoqet e dhomës së Justine i konfirmuan Francoise se ajo kishte shkaur për të tymosur “bar” në shtëpinë e të riut, çka e habiti nënën pasi ajo nuk e dinte që vajza përdorte droga.
Francoise tha se burri i tha se Justine kishte pasur një ‘reagim të keq, prej paniku apo diçka tjetër’ dhe ai kishte tentuar ta shoqëronte në apartamentin e saj.
Pak para tragjedisë Justine i kishte shkruar një mesazh shoqes së saj: “Diçka sapo ndodhi.”
Vajza tragjike kishte përfunduar ne koshin e mbeturinave në fund të tubit të shkarkimti të pallatit. Trupi i saj ishte marrë në padije nga kamioni i mbeturianve dhe u gjet dy ditë më vonë në një landfill pranë kampusit universitar të Penn State.
Rezultatet e autopsisë pritet të kërkojnë disa javë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!