Arditi dhe Graniti ishin sot të ftuar në “Fan Club”, ku u përballën me njëri-tjetrin pas daljes së modelit nga “Big Brother VIP”.
Advertisements
Graniti shprehu pakënaqësi me fjalët që ka dëgjuar nga ana e Arditit për të në momentin që ka dalë jashtë.
Advertisements
Graniti: Një njeri që ka pak burrni nuk flet thashetheme mbrapa shpine. Burri që është burrë, t’i thotë gjërat troç në sy
Arditi: Nuk t’i kam thënë ty troç?
Graniti: Jo vëlla, ke shkuar cepave edhe më vjen shumë keq për këtë
Arditi: Ty nuk t’i kam thënë në sy?
Graniti: Ke folur gjithmonë nëpër cepa edhe më vjen keq kur dola çfarë kam dëgjuar prej anës tënde. Kur të gjithë banorët ty hodhën sipër more Ardit, isha unë ai që të dola krah
Arditi: Po këtë se kam mohuar
Graniti: Po ti kishe folur nëpër cepe gjëra që unë as nuk i kam menduar
Arditi: Çfarë ke dëgjuar?
Graniti: “Arrogant”, “Ai bën lojra, këtej andej”
Arditi: Pse ti nuk ke bërë lojra?
Graniti: Arditi kishte thënë që mua më njeh para Big Brother. Unë me Arditin kurrë nuk kam ndenjur.
Arditi: Unë nuk kam thënë që ti më njeh
Graniti: Po libri nuk gjykohet prej kopertinës, ky kurrë nuk ka ndenjur me mua jashtë. Më vjen keq që na la Fifi atë ditë për përballje direkte, se ky atë ditë ka qenë njeriu më i papreferuar nga publiku, jo unë. Fytyra jote kur pe që unë dola nga aty, e tregoi se çfarë njeriu je!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!