Situata në Kuvend degradoi sot pas akuzës së Ervin Salianit se Erion Braçe ishte zv.kryeministri që ndërhynte në bankën greke për të zhbllokuar 19 milion euro të mafias italiane. Menjëherë pas kësaj akuze ndërhyri Braçe, i cili tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se Salianji po gënjente.
Advertisements
“O pleh”, i tha Braçe-Salianjit, kurse ky i fundit e quajti “kone”.
Duke shkëmbyer akuza të ndërsjellta deputetët humbën edhe qetësinë duke shkuar drejt një përplasjeje fizike, gjë që bëri Nikollën të ndërpresë seancën.
Advertisements
Fill pasi rifilloi seanca, Braçe tha se nuk ka patur asnjëherë lidhje me Rezart Taçin dhe aq më pak me mafian italiane.
“Unë nuk kam shkëmbyer asnjëherë telefonata me Rezart Taçin. Nuk kam shkelur asnjëherë në televizionin e Rezart Taçit, por këtu ka njerëz që paguhen për të hedhur llum dhe për të përhapur akuza të tilla”, tha Braçe, ndërsa nuk mund të fshihte zërin që i dridhej dhe sytë e përlotur. Në fund të fjalës Braçe përplasi edhe mikrofonin.
Pas kësaj, Salianji tha se Braçe duhej të jepte llogari edhe për krimet që po ndodhin në Karavasta dhe gjetkë, ku sipas tij, Braçe është i përfshirë gjithashtu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!