Të prekur nga vdekja tragjike e bashkëmoshatarit të tyre, disa të mitur nga Durrësi i kërkuan sot shtetit shqiptar të vendosë drejtësi, për të parandaluar që në të ardhmen raste të tilla të përsëriten.
Advertisements
Me foton e vrasësit Çalamani në duar, këta vogëlushë e identifikuan veten e tyre sot me bashkëmoshatarin e tyre Mateo, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë tragjike.
Advertisements
“Dua drejtësi për vëllain tim Mateo, që ky monstër të varet”,– tha njëri nga vogëlushët në sheshin kryesor të Durrësit.
Me të njëjtin apel “Duam drejtësi” familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu hynë paraditen e sotme me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyen xhamat e derës hyrëse.
Po ashtu, si rrallëherë, në shumë nga reagimet e bëra në rrjete sociale, qytetarët kërkonin rikthimin e dënimit me vdekje për të tillë persona, si Klodian Çalamani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!