“Të bësh gëzuar me shokët”/ Babai i Donaldit e surprizon , ja çfarë u dërgoi në shtëpi (VIDEO)

BB VIP – Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale.

Advertisements

Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija” duke ndezur atmosferën në shtëpi.

Advertisements

Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Zoti Kastrioti kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri-tjetrin me rastin e festës së Flamurit.

“Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit. Ju përqafoj të gjithëve. Gëzuar”, shkruante babai i Donaldit në kartolinën që i kishte dërguar të birit.

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVarianti i ri i Covid/ Çfarë dimë rreth “Omicron” dhe ja pse shkencëtarët janë të shqetësuar
Artikulli tjetër“E di që s’jam e virgjër”, Einxhel flet për ‘helikopterin’ e Valonit