Strakosha drejt Premier League, klubi i njohur gati ta blejë që në janar

Thomas Strakosha drejt Premier League. Është i bindur tabloidi britanik “The Sun”, që raporton se gardiani 26-vjeçar shqiptar nuk ka ndërmend të rinovojë me Lazion dhe po përgatitet për t’u larguar me parametra zero në fund të sezonit.

Advertisements

Megjithatë largimi nga kryeqyteti i Romës mund të vijë që në janar, pasi klubi i Newcastle është vënë në lëvizje dhe ka treguar gatishmërinë për të paguar edhe një shifër simbolike në arkat e Lazios, për ta marrë menjëherë portierin.

Klubi anglez ka kaluar në pronësinë e fondit arab, PIF, dhe pritet të investojë fuqishëm për të shmangur rënien nga Premier League e më pas nga sezoni i ardhshëm për të synuar ngjitjen në vendet e kreut të renditjes.

Advertisements

Pikërisht Strakosha duket emri i përzgjedhur për portën, pasi bëhet fjalë për një portier të talentuar, që ka një eksperiencë të konsiderueshme si me Lazion, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare, pasi numëron 16 ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Koha e Sali Berishës ka mbaruar”/ Para fillimit të mbledhjes, kryedemokrati Basha deklaratë të fortë: Është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës
Artikulli tjetërIsh-konkurrenti zbulon skenarin: Kjo do të jetë fituesja e Big Brother VIP! Në dhomën e rrëfimit më jepnin…