Ekzekutimi i Erigers Mihasit/ A është përdorur studentja nga Lushnja si karrem nga atentatorët? Kishin disa ditë të lidhur (EMRI)

Një vajzë 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ek zekutuar, Erigers Mihasit dhe shokun e tij, Armand Dumanin, ngjarje kjo e ndodhur në 13 nëntor në zonën e “Astirit”.

Advertisements

“Ora News”, ka mundur të sigurojë një material policor, ku jepen detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku dy shokët Mihasi dhe Dumani, mbetën të vr arë nga dy breshëri kalla shnikovi.

Vajza me inicialet B.Sh, studente e arkitekturës në Tiranë, që nga rrethi shoqëror thirret shkurt “Bella”, kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin. Njohja është bërë në telefon, nëpërmjet aplikacioneve sociale, para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë.

Advertisements

Edhe pse Mihasi ka ikur jashtë shtetit, policia ka konfirmuar se komunikimi mes tyre ka vijuar përmes aplikacioneve të telefonit. Mihasi nga Franca është larguar në Gjermani dhe nga ky shtet, ka mbërritur në Shqipëri, dy ditë para vrasjes në “Astir”.

Për mbërritjen e tij në Tiranë, ka pasur informacion dhe “Bella”, 20-vjeçarja që kishte krijuar me të një lidhje intime virtuale. “Bella” është takuar me Mihasin, pikërisht disa orë para se ai të vritej. Ka shumë dyshime se vajza studente, mund të ketë bashkëpunuar me anëtarët e grupit kr iminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij.

Këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit. Këto dyshime, se vajza mund të ketë qenë “karremi” në këtë ngjarje, ngrihen edhe për faktin se Erigers Mihasi dhe Armand Dumani, janë sulmuar me armë sapo “Bella” ka zbritur nga “Audi A8”.

Pas ngjarjes vajza është shoqëruar në polici, ku është marrë gjatë në pyetje. Ndërsa, ka treguar se lidhja e saj me Mihasin, ka qenë vetëm për pak ditë. “Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe.

Ajo kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër. Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë e policisë rrugore.

Pasi janë lënë të lirë të shkojnë, Mihasi dhe Dumani, kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai.

Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe mandej ka vijuar të zbresë rrugën nga “Komuna e Parisit”, drejt dy rrathëve tek “Astiri”. Pikërisht në këtë zonë është sulmuar me ar më nga një distancë shumë e afërt, duke çuar në ekzekutimin e dy personave që ndodheshin brenda në makinë.

Ndërsa automjeti me të cilin lëvizte Mihasi, “AudiA8”, ishte marrë prej tij tek kompania e makinave, “AutoSelvia”. Për policinë dhe Prokurorinë e Tiranës, të gjitha dyshimet çojnë në konfliktet mes grupit të Mihasit dhe grupit kundërshtar që drejtohet në Tiranë nga klani “Duka”.

Mihasi dyshohej se ishte përfshirë në plagosjen e dy vëllezërve Hamajezi, në zonën e “Kinostudios” dhe grabitjen me dhunë të dy prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Mihasi, ishte lidhje shoqërore e Santiago Malkos, të vr arë në zonën e ish-Porcelanit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMësuesja merr leje për probleme familjare, ‘kapet mat’ në pushime me të dashurin jashtë shtetit (foto)
Artikulli tjetër“Pse dole nga shtëpia o shpirti im”/ Pamje rrënqethëse, nëna e Mateos nuk mban lotët kur sheh foton e tij