Autoriteti Portual Durrës bën me dije se do të ketë vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, si pasojë e motit të keq.
Advertisements
Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, APD njofton se “parashikohen vonesa në nisjen e tragetit ‘Rigel VII’, parashikuar për të lundruar drejt Barit mbrëmjen e sotme”.
Më tej në njoftim thuhet se “do të ketë shtyrje me disa orë, deri në përmirësimin e kushteve të motit.”
Advertisements
Postimi i plotë:
Ju njoftojmë se jemi në monitorim të situatës së motit, në bashkëpunim me të gjithë institucionet detare dhe agjencitë e trageteve, për të garantuar lundrim të sigurt për udhëtarët!
Në këtë kontekst, parashikohen vonesa në nisjen e tragetit “Rigel VII”, parashikuar për të lundruar drejt Barit mbrëmjen e sotme, por do të ketë shtyrje me disa orë, deri në përmirësimin e kushteve të motit (orari i parashikuar për lundrim 03:00, dt.30.11.2021).
“Af Marina”, nisja nga Porti i Durrësit drejt Ankonës do të bëhet mbrëmjen e sotme.
Dispeceria Qendrore e APD-së bën të mundur përditësimet e orareve të trageteve, të cilat ju ftojmë ti ndiqni në faqen tonë zyrtare: ëëë.durresport.al , në rubrikën “PASAGJERËT”
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!