Liderët botërorë u mblodhën në Romë në Samitin e G20-ës, ku diskutuan mbi tema të ndryshme, por fokusi ishte te ndryshimet klimatike dhe rreziqet që vijnë prej saj.
Advertisements
Gjatë takimit në Romë ata u ndalën edhe te shatërvani i Trevit, i njohur për traditën e famshme të hedhjes së monedhave.
Por ky veprim i tyre ka habitur deputetin socialist Erion Braçe, i cili nuk e beson se liderët e kanë seriozishte me vendimin e tyre për të ndaluar prerjen e pyjeve deri në vitin 2030.
Advertisements
Postimi i Erion Braçes:
#HABIAEJAVES
SERIOZISHT E PATEN KETA?
Njerezit e me te fuqishem te Botes si VENDIMMARRES, kerkojne FATIN me monedha ne shatervanin e #Romes?!
Dhe ne fund vendosin:
NDALOJME PRERJEN E PYJEVE, SHPYLLEZIMIN DERI NE 2030!
9 vite per te ndalur shkaterrimin e natyres-pyjeve kur gjithcka eshte ceshtje vullneti?
Ndaj klima po hakmerret mbi grykesine e nje ekonomie gjithnje e per me pak njerez!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!