Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u vra mbrëmjen e sotme me armë pranë banesës së tij.
Advertisements
Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.
Advertisements
“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.
Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.
Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!