Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar sot për herë të parë në një komunikim me rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ betejën e tij me koronavirusin.
Advertisements
Në një lidhje skype Ngjela tha se tashmë është negativizuar, ndërsa shtoi se virusin e kaloi në shtëpinë e tij dhe lehtë. Mes të tjerash avokati pohoi se ishte infektuar me Covid pasi kishte bërë vaksinën. Ndër të tjera ai tha se shumë pak njerëz të politikës e dinin.
“Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak temperaturë. Kam përshtypje që e kaluan edhe masën mjekët me përkujdesjen. Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë se ka ditur kam përshtypjen. Kush më pyeti e thoja. I thoja në raport me veten time se nuk gënjej. Jo jo, s’kam pasur lidhje politike me ish-kryeministrin, por profesionale, medicinale (Me Bashën). Tani mund të hapet linja, pasi nuk e kanë ditur. As ju nuk e dinit.”, tha ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!