Detaje të rënda nga vrasja në Astir/ 13 plumba në trupin e Erigers Mihasit, është qëlluar 40 herë me kallashnikovët në drejtim të tij…

Trupi i 32-vjeccarit Erigers Mihasi, i ekzekutuar mbrëmjen e 13 nëntorit në zonën e Astrit, ka marrë 13 predha.

Advertisements

Sasia e konsiderueshme e plumbave që kanë pershkruar trupin e të riut, vërteton edhe dyshimet e grupit hetimor se objektiv i këtij Atentati ishte Mihasi.

Sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore numrin më të madh të plumbva viktima i ka marrë në shpinë, por vdekjen ja kanë shkatuar dy predha që ai ka marrë në qafë. Grupi hetimor ka gjetur një numër të konsiderueshëm gëzhojash në vendin e ngjarjes, ndërkohë sipas burimeve nga 2 armët kallashnikov me të cilat u krye atentati është qëlluar rreth 40 herë.

Advertisements

Ndërkohë si pasojë e breshërisë së kallashnikovit 26-vjeccari Armando Dumani ka marrë 4 plumba. Deri më tani Hetuesit nuk kanë në dore të dhëna apo emra konkretë të autorëve, por nisur edhe nga dinamika e atentatit dyshohet se kemi të bëjmë me vrases profesionistë.

Ndërkohë përplasja mes bandave dhe larja e hesapeve mes tyre ështe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, gjate ketyre dotëve blute e kryeqytetit kanë ushtruar dhjetera kontrolle në banesa te personave me precedent që viktima ka pasur konflikte së fundmi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Lulzim Basha shpalli Kuvendin me 18 dhjetor, Berisha bën thirrjen urgjente
Artikulli tjetërCovid-19 po bën namin në Europë/ Shtetet marrin ‘masa të hekurta’ , këto do të jenë rregullat e reja