Rrëzohet avioni, humb jetën këngëtarja e njohur dhe menaxheri i saj(Foto)

Këngëtarja braziliane Marilia Mendonca humbi jetën së bashku me menaxherin e saj të premten, pasi avioni ku po udhëtonin, u rrëzua në shtetin Minas Gerais.

Advertisements

Zyra e shtypit e Marilia Mendonca tha në një deklaratë se producenti i saj, Henrique Ribeiro, ndihmësi Abicieli Silveira Dias Filho, si dhe piloti i avionit u vranë gjatë përplasjes së avionit.

Mendonca u bë e famshme si një ikonë e stilit brazilian të muzikës country “sertanejo”, duke fituar çmimin “Grammy Latin 2019”. Ajo kishte postuar në rrjetet sociale një video duke hipur në avion të premten.

Advertisements

Shkaku i rrëzimit edne nuk dihhet, por tashmë është nën hetim nga autoritetet, ndërsa kompania shtetërore e energjisë Cemig tha në një deklaratë se avioni u përplas me një linjë të shpërndarjes së energjisë elektrike në pronësi të kompanisë, përpara se të rrëzohej në tokë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArditi pas eleminimit: U penalizova nga Fifi, por me Beniadën do të njihem jashtë
Artikulli tjetërNgjarja e rëndë ndaj biznesmenit Nazmi Çangu/ FNSH arreston njërin nga autorët, nisin kërkimet për një tjetër person të përfshirë në ngjarje (EMRAT)